Lidhje

Irani thotë se programi i tij bërthamor përdoret për prodhim energjie - 2003-05-08


Irani hodhi poshtë përsëri akuzat e Washingtonit se programi bërthamor i Teheranit ka për synim prodhimin e armëve. Në një takim me zyrtarë të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike në Vjenë, drejtori i programit bërthamor të Iranit tha se Teherani nuk ka asgjë për të fshehur, duke këmbëngulur se synimi i këtij programi është thjeshtë prodhimi i enregjisë elektrike. Presidenti Bush u tha sot gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se ai i ka shprehur shqetësimet e tij hapur dhe në bisedime jo zyrtare se Irani mund të jetë duke zhvilluar një program bërthamor. Presidenti tha se so të presë për të parë se çfarë thuhet në raportin e muajit të ardhshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike rreth vizitës së kohëve të fundit të ekipit të sah të inspektimit në Iran. //ad//

XS
SM
MD
LG