Lidhje

Bush: koalicioni do ta çojë deri në fund luftën kundër terrorizmit - 2003-05-10


Rrëzimi i regjimit të Sadam Huseinit është një fitore e madhe në luftën kundër terrorizmit. Më parë në Afganistan, koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara ndihmoi afganët të shkatërronin regjimin shtypës taleban, si dhe vrau ose kapi shumë terroristë të al-Qaidës. Siç ka thënë presidenti Bush “Koalicioni ynë do të përfundojë atë që ka filluar.”

“Nga Pakistani në Filipine e deri tek Briri i Afrikës, ne po i ndjekim këmba-këmbës vrasësit e al-Kaidës. 19 muaj më parë u zotova se terroristët nuk do t’i shpëtonin drejtësisë së duruar të Shteteve të Bashkuara.... Afro gjysma e veprimtarëve të lartë të al-Kaidës janë kapur ose vrarë,” tha presidenti.

Terroristët sulmuan Shtetet e Bashkuara më 11 shtator të vitit 2001. “Me këto sulme, tha presidenti Bush, terroristët dhe përkrahësit e tyre u shpallën luftë Shteteve të Bashkuara.”

“Ne iu përgjigjëm me luftë. Lufta jonë kundër terrorit po ecën në bazë të parimeve që ua kam bërë të qarta të gjithëve: çdo person i përfshirë në kryerjen apo planifikimin e sulmeve terroriste kundër popullit amerikan bëhet armik i këtij vendi dhe objekt i drejtësisë amerikane. Çdo person, organizatë apo qeveri që mbështet, mbron apo strehon terroristë është bashkëpunëtore në vrasjen e personave të pafajshëm dhe po aq fajtore për krime terroriste,” tha presidenti.

Por zoti Bush ka thënë se “çdokush në botë, përfshirë edhe botën arabe, i cili punon dhe sakrifikon për lirinë ka si mik besnik Shtetet e Bashkuara”.

“Ne jemi të angazhuar për lirinë në Afganistan dhe në Irak dhe për paqe në Palestinë. Përparimi i lirisë është strategjia më e sigurtë për të minuar joshjen terroriste në botë. Aty ku zë rrënjë liria, urrejtja i lë vendin shpresës. Kur zë rrënjë liria, burrat dhe gratë i kthehen përpjekjeve paqësore për një jetë më të mirë,” tha presidenti.

Përdorimi i forcës ka qenë dhe mbetet opsioni i fundit. Lufta kundër terrorizmit nuk ka marrë fund. Por raporti i forcave po ndryshon. Siç ka thënë presidenti Bush “Vendet e lira do të vazhdojnë përpjekjet deri në fitore.” //ad//

XS
SM
MD
LG