Lidhje

Khamenei: Rivendosja e lidhjeve me Amerikën do të ishte kapitullim i plotë për Iranin - 2003-05-13


Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khomenei, tha se rivendosja e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara do të ishte një kapitullim i plotë nga ana e Iranit.

Të hënën, në një fjalim para studentëve në Teheran, Ajatollah Komenei kritikoi ashpër reformistët iranianë që kërkojnë marrëdhënie më të mira me Amerikën, në mënyrë të veçantë pas fitores së shpejtë të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Irak.

Ai tha se kapitullimi përballë një armiku, nuk do të ishte një hap i efektshëm. Këshilltarja e presidentit Bush për çështje të Sigurimit Kombëtar, Kondaliza Rajs, tha në Uashington se bisedimet e kohëve të fundit në Gjenevë midis ndihmësit të Shtëpisë së Bardhë, Zalmej Khalilzad, dhe përfaqësuesve të qeverisë iraniane nuk synonin rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

Mirëpo, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha se Shtetet e Bashkuara shpresojnë të zhvillojnë përsëri bisedime të tilla, duke u përqendruar në Irakun e pas luftës dhe në Afganistan, dy vende këto që kufizohen me Iranin.

Zyrtarët thonë se bisedimet kanë për synim të bindin Iranin që të mos ndërhyjë në Irakut dhe të lejojë irakianët të formojnë një qeveri me të vërtetë përfaqësuese. //kk//

XS
SM
MD
LG