Lidhje

Sekretari Pauëll zhvillon bisedime me udhëheqësit bullgarë - 2003-05-15


Sekretari amerikan i Shtetit, Kolin Pauëll, ndodhet në Bullgari për bisedime me kryeministrin Simeon Saks-Kobërgotha dhe zyrtarë të tjerë. Zoti Pauëll mbërriti në Bullgari nga Moska dhe pas takimeve në Sofie do të udhëtojë për në Gjermani.

Bullgaria, me pozitën e saj gjeografike strategjike pranë Lindjes së Mesme, ishte një nga përkrahëset më të vendosura të luftës së udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Irak. Bullgaria vuri një nga bazat e saj ajrore në brigjet e Detit të Zi në dispozicion të forcave amerikane për përdorim gjatë luftës kundër regjimit të Sadam Huseinit.//xh//

XS
SM
MD
LG