Lidhje

Sekretari Pauëll viziton Gjermaninë - 2003-05-15


Sekretari amerikan i Shtetit, Kolin Pauëll, mbërriti në Berlin për një vizitë, e cila, sipas zyrtarëve amerikanë, synon përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe të dërmtuara nga qëndrimi gjerman kundër luftës në Irak. Sekretari Pauëll është zyrtari më i lartë amerikan që viziton Gjermaninë që kur Kancelari Gerhard Shrëder fitoi me rezultat të ngushtë në zgjedhjet e vitit të kaluar. Vizita e zotit Pauëll bëhet në kuadër të një turneu në Lindjen e Mesme dhe në Rusi, në përpjekje për të fituar mbështetjen për planin e fundit të paqes për Lindjen e Mesme dhe reformat në Irakun e pas luftës. Gjatë një ndalese në Bullgari, Sekretari Pauëll tha se Uashingtoni ende nuk ka vendosur nëse të kërkojë apo jo autorizimin për të vendosur baza ushtarake amerikane në vendet ish komuniste të Evropës Qendrore dhe asaj Lindore.

Sekretari Powell është zyrtari më i lartë amerikan që viziton Gjermaninë, që nga koha kur Partia e Koalicionit nën udhëheqjen e Partisë Socialdemokrate të kancelarit gjerman Gerhard Shrëder mezi i rifitoi zgjedhjet e shtatorit të kaluar. Partia zhvilloi fushatë, duke u mbështetur në një platformë të fuqishme kundër luftës, e cila shkatoi zemërimin e Washingtonit.

Kancelari Shrëder dhe presidenti Bush nuk kanë komunikuar më që nëntorin e kaluar. Por zyrtarë të lartë gjermanë dhe amerikanë tani thonë se duan t’i çojnë përpara marrëdhëniet, si dhe të bashkëpunojnë në të ardhmen.

Sekretari amerikan i Shtetit do të zhvillojë të premten takime me kancelarin gjerman, dhe më pas do të ketë një drekë pune me Minsitrin e Jashtëm Joshka Fisher, i cili ka marrëdhënie të mira me zotin Powell.

Bisedimet amerikano-gjermane do të përqëndrohen tek problemi i Irakut, kriza midis izarelitëve dhe palestinezëve dhe marrëdhëniet e dëmtuara dy-palëshe.

Analisti Gary Smith, Drejtor i Akademisë amerikane të Berlinit, thotë se zoti Powell para së gjithash, do të kërkojë përkrahjen e Gjermanisë për rezolutën e paraqitur nga Shtetet e Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, për heqjen e sanksioneve ndaj Irakut. “Në se Gjermania e mbështet rezolutën, në se ajo mbështet heqjen e sanksioneve ndaj Irakut dhe fillon të çlirohet nga ndikimi i politikës së jashtme të Francës, kjo do të ketë ndikimin vet në Shtetet e Bashkuara”, thotë analisiti.

Partnerët kundër luftës në Irak të Gjermanisë, Franca dhe Rusia, e kundërshtojnë një rezolutë të tillë. Këto vende thonë që para heqjes së sanksioneve inspektorët e armëve duhet të kthehen në Irak dhe të vërtetojnë që në këtë vend nuk ka armë të shkatërrimit në masë. Megjithëse Gjermania dëshiron që Kombet e Bashkuara të luajnë një rol udhëheqës në Irakun e pas luftës, diplomatët gjermanë thonë se vendi i tyre është i përgatitur të jetë, sipas fjalëve të tyre, pragmatik dhe konstruktiv në debatin që do të zhvillohet në Këshillin e Sigurimit për çështjen e rindërtimit të Irakut.

Më parë, zoti Powell vlerësoi lart një tjetër anëtare të Këshillit të Sigurimit, që e mbështeti qëndrimin e Shteteve të Bashkuara ndaj Irakut.

Duke folur në një konferencë shtypi në Sofje të Bullgarisë, ai e mirëpriti përkrahjen e Bullgarisë në një kohë që Shtetet e Bahskuara kishin nevojë për ndihmën e vendeve mike. “Do të kishte qenë e lehtë për një vend të vogël si Bullgaria, për t’u tërhequr paksa dhe për të thënë se nuk do të përfshihet në këtë çështje. Por Bullgaria e dinte se çfarë ishte e drejtë për t’u bërë dhe qëndroi e fortë dhe besnike ndaj Shteteve të Bashkuara, prandaj ne nuk do ta harrojmë kurrë një gjë të tillë.”-thotë zoti Powell. Sekretari Powell tha se një shenjë që tregon për vlerësimin e madh të Shteteve të Bashkuara për Bullgarinë, është miratimi javën e kaluar njëzëri i Senatit amerikan për pranimin e këtij vendi në NATO. //ad//

XS
SM
MD
LG