Lidhje

Bush: Lufta kundër terrorizmit nuk ka marrë fund - 2003-05-17


Presidenti Bush tha se shpërthimet vetëvrasëse të kësaj jave tregojnë se lufta kundër terrorizmit nuk ka marrë fund. Presidenti tha në fjalimin e tij të përjavshëm në radio se sukseset e ushtrisë në Afganistan dhe në Irak ishin fitore të rëndësishme në kuadrin e gjerë të luftës kundër terrorizmit.

Por ai shtoi se sulmet verëvrasëse janë një tregues i qartë që na kujton se lufta kundër terrorizmit vazhdon. Presidenti Bush tha se lufta kundër Al-kaidës do të vazhdojë deri sa rrjeti i tyre të shpartallohet dhe të gjithë terroristët të nxirren para drejtësisë.

Në fjalimin e tij të përjavshëm në radio, të cilin e rregjistroi dje vonë para shpërthimeve në Marok, presidenti Bush tha se sulmet e së hënës në Rijad të Arabisë Saudite janë një tregues i qartë që na kujton se lufta kundër terrorizmit vazhdon.

“Armiqtë e lirisë nuk rrinë duar kryq, ashtu siç nuk rrimë as ne duar kryq. Qeveria jonë po mer masa të pashembullta për të mbrojtur vendin. Nga Pakistani në Filipine deri në Bririn e Afrikës, ne po ndjekim anëtar vrasës të Al-Kaidës.”

Presidenti Bush tha se gati gjysma e udhëheqësve të Al-Kaidës janë kapur ose vrarë që prej sulmeve terroriste në New York dhe Washington gati 2 vjet më parë. Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë ti ndjekin ata deri sa që të gjithë të nxirren para drejtësisë.

Në fjalimin e tij në radio, që përkoi me ditën e forcave të armatosura amerikane, presidenti falenderoi ushtrinë për rolin që ajo luajti në luftën kundër terrorizmit, duke thënë se lufta në Afganistan dhe në Irak bëri që të hiqeshin nga pushteti aleatët e Al-Kaidës dhe të ndërpriteshin burimet financiare për terroristët.

Presidenti tha se përmbysja nga pushteti e Sadam Huseinit nuk e lejoi këtë të fundit që tu jepte terroristëve armë të shkatërrimit në masë. Kjo ishte arsyeja kryesore që presidenti dha për ndërhyrjen e forcave amerikane në Irak, megjithëse armë të tilla nuk janë gjetur ende.

Ndërkaq, gazeta amerikane New York Times shkruan se ekspertë të kundër terrorizmit në Shtetet e Bashkuara, Evropë dhe në Lindjen e Mesme besojnë se Al-Kaida ka organizuar baza operacionesh në disa vende, duke përfshirë Kenian, Sudanin, Pakistanin dhe Çeçeninë.//kk//

XS
SM
MD
LG