Lidhje

Kalendari Historik,16 maj - 2003-05-19


Më 16 maj 1868, vetëm për një votë, Senati i Shteteve të Bashkuara nuk arriti të shkarkonte nga detyra presidentin Endrju Xhonson.

Kundërshtarëve të zotit Xhonson u duhej edhe një votë për të siguruar dy të tretat e votave të nevojshme për ta shpallur atë fajtor nën akuzat për krime të rënda dhe shpërdorim të postit zyrtar.

Ai akuzohej se kishte shkarkuar Sekretarin e Luftës, pa siguruar më parë miratimin e Kongresit, siç e kërkonte një ligj i miratuar kohët e fundit. Megjithatë, i ashtuquajturi krim i vërtetë i zotit Xhonson ishte vazhdimi nga ana e tij i politikës së presidentit Abraham Lincoln, për të rivendosur me shpejtësi pjesëmarrjen e Jugut të mundur në jetën e Unionit, pas Luftës Civile Amerikane.

Ky plan binte ndesh me dëshirën për ta ndëshkuar Jugun, të disa anëtarëve të fuqishëm radikalë, republikanë, të Kongresit . Presidenti tjetër i Shteteve të Bashkuara ndaj të cilit është ngritur padi nga Kongresi, ka qenë Bill Klintoni, i cili u shpall i pafajshëm në shkurt të vitit 1999.

Më 16 maj 1929 personalitete të njohura të industrisë kinematografike amerikane, u mblodhën në një hotel në Hollivud, për të dhënë Çmimet e para të Akademisë, që më vonë do të quheshin Çmimet Oscar.

Thuhet, që statuja e vogël që paraqiste një mashkull e mori këtë emër, kur një punonjëse e Akademisë tha se figura e statujës i ngjante xhaxhait të saj, Oscar. Në vitin 1929 fituesit e Çmimeve të Akademisë ishin informuar që më parë, pjesërisht për t’u siguruar, që ata do të ishin të pranishëm në ceremoninë e dhënies së çmimeve. Thuhet se dhënia e çmimeve të para, gjatë një banketi madhështor, zgjati vetëm 5 minuta.

Vitet e fundit transmetimi i ceremonisë së dhënies së Çmimeve Oscar nga Akademia e Artit Kinematografik dhe e Shkencave, është bërë një nga programet televizive më popullore, që tërheq një numër jashtëzakonisht të madh teleshikuesish nga e gjithë bota dhe zgjat të paktën tri orë.// lk // B

XS
SM
MD
LG