Lidhje

Kalendari Historik, 13 maj - 2003-05-19


Më 13 maj të vitit 1914, lindi pranë qytetit Lafajet të Alabamës Xho Ljuis, një nga boksierët profesionistë më të famshëm të të gjitha kohërave.

Emri i tij i vërtetë ishte Xhosef Ljuis Berrou dhe ai e kaloi fëmijërinë në Detroit të Miçiganit. Në vitin 1937 Louis fitoi titullin e kampionit të botës për peshat e rënda.

Gjatë karrierës së tij si boksier, Xhou Ljuis fitoi 68 ndeshje dhe humbi vetëm në tre prej tyre.

Ndoshta rivalitetin e tij më të madh ai pati me boksierin gjerman Max Sheming, ish-kampion botëror i boksit për vitin 1936 dhe i pari boksier që mundi Joe Louisin. Regjimi nazist i Gjermanisë e konsideroi fitoren e Sheming-ut ndaj afrikano-amerikanit Xho Ljuis si triumf të racës superiore gjermane. Kur zhvilluan një tjetër ndeshje në vitin 1938, Xho Ljuis e mundi Max SHeming-un që në raundin e parë të lojës.

Xho Ljuis e braktisi sportin në vitin 1949, pasi kishte qenë kampion 25 herë me radhë. Ai u rikthye në ring në vitin 1950, për t’u larguar përsëri në vitin 1951, kur Roki Marsiano e nxorri atë jashtë ringut. Xho Ljuis vdiq në vitin 1981. Për nder të boksierit legjendar emri i tij ju dha arenës së qytetit të Detroitit.

Më 13 maj të vitit 1958, nënpresidenti amerikan, Riçard Nikson, dhe gruaja e tij, Pat, mezi mundën të shpëtonin gjatë një demonstrate të fuqishme antiamerikane në Karakas të Venezuelës.

Nënpresidenti amerikan ndodhej atje për një vizitë zyrtare dhe ai po shkonte në një ceremoni për vendosjen e një kurore, kur demonstruesit panë autokolonën e nënpresidentit.

Turma theu xhamat e makinës së nënpresidentit Nikson dhe u përpoq ta tërhiqte atë dhe gruan e tij zvarrë nga makina. Niksonët mundën të largohen me shpejtësi dhe hynë në ambasadën amerikane, ku qëndruan deri sa u nisën të nesërmen me avion, nën mbrojtjen e trupave të policisë venezeluane. Nënpresidenti Nixon u prit me demonstrata edhe në Peru, Uruguaji dhe Kolombi gjatë vizitës së tij 14-ditore në Amerikën Latine.// lk //

XS
SM
MD
LG