Lidhje

Kalendari Historik, 17 maj - 2003-05-19


Më 17 maj të vitit 1875, tifozët e garave me kuaj ishin mbledhur rreth pistës së vrapimit Çërçill Dauns në Leksington të Kentakit, për të parë një nga garat më të njohura me kuaj “Kentaki Derbi”. Fitues doli kali britanik Aristides, i cili e përshkoi ditancën prej 2,4 kilometrash për 38 sekonda. Pronari i kalit fitoi me kërë rast çmimin prej 3 mijë dollarësh.

Në garën e vitit 1926 sponsorët e garave me kuaj filluan traditën e luajtjes së muzikës ”My old Kentaki Houm” para fillimit të garës. Koloneli Ljuis Klark, rritës kuajsh nga Kentaki, ishte themeluesi i garës "Kentaki Derbi" të kuajve, për të nxitur racën e kuajve amerikanë. Tani kjo garë zhvillohet çdo vit të shtunën e parë muajit maj dhe ajo konsiderohet si gara më e rëndësishme me kuaj për Shtetet e Bashkuara.

Më 17 maj të vitit 1954, Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara nxorri një vendim që e nxirrte jashtë ligjit dallimin racor nëpër shkolla. Në vendimin e gjykatës thuhet se ligji i mëparshëm për të patur sisteme shkollore ”të veçanta, por të barabarta”, një për të bardhët dhe një për zezakët, binte në kundërshtim me nenin e Kushtetutës për trajtim të njëjtë para ligjit, si për nxënësit e bardhë, edhe për ata zezakë. Vendimi anulloi përdorimin e sistemeve të ndryshme të shkollës duke u nisur nga raca, pra sipas këtij vendimi të gjykatës, shkollat do të ishin të njëjta si për nxënësit e bardhë, edhe për ata me ngjyrë.// lk //

XS
SM
MD
LG