Lidhje

OSBE: Sistemi i mbrojtjes së dëshmitarëve në Kosovë duhet të rishikohet - 2003-05-20


Misioni i OSBE-së në Kosovë tha të martën se sistemi i mbrojtes së dëshmitarëve ka nevojë të rishikohet. Këto komente u bënë nga shefi i këtij misioni Ambasadori Paskal Fieski i cili i dorëzoi kryetarit të gjykatës së lartë Rexhep Haxhimusa një raport mbi sistemin gjyqësor të Kosovës ku analizohet në hollësi sistemi i mbrojtjes së dëshmitarëve.

Ambasadori Fieski tha se Misioni i Kombeve të Bashkuara dhe instituiconet e drejtësisë duhet të punojnë për të krijuar një sistem më të sigurt dhe më efektiv për mbrojtjen e dëshmitarëve gjë që do të ndihmonte luftën kundër krimit të organizuar në Kosovë.

Raporti shqyrton gjithashtu problemin e friksimit të dëshmitarëve. Zoti Fieski nënvizoi se mbrotja e dëshmitarëve është ndër çështjet më të ndjeshme të sistemit të sotëm të drejtësisë në Kosovë dhe i bëri thirrje departamentit të drejtësisë së UNMIK-ut që të përqëndrohet në trajtimin e krimit të organizuar gjatë muajve të ardhshëm.

Raporti po ashtu përfshin edhe disa fusha të tjera si pavarësia e sistemit gjyqësor, paraburgimet e paligjshme, mbrojtjen ligjore të të pandehurve si dhe çështjet që kanë të bëjnë me trafikimin.//kk//

XS
SM
MD
LG