Lidhje

Anoreksia dhe pasojat e saj;  Polyheme, Substanca që Zëvëndëson Gjakun - 2003-05-20


Mposhtja e Anoreksisë

Sipas statistikave rreth 11 milionë amerikanë vetë vuajnë nga anoreksia. Ndër këta 10 milionë janë femra. Shumë nga këto paciente vuajnë nga anoreksia apo pasojat e saj gjatë gjithë jetës. Por ka edhe nga ato që e kapërcejnë këtë vështirësi.

Quhet Emily Bosworth dhe këto janë pamje të filmuara 9 vjet më parë kur ajo vuante nga anoreksia. Ajo mendonte se duke qënë e lehtë në peshë do të ndjehej më mirë, dhe kështu hoqi dorë nga shumë lloj ushqimesh. Emily është një prej miliona njerëzve që vuajnë nga anoreksia nervore dhe nga Bulimia ose vjellja e ushqimit. Që të dyja këto mund të shkaktojnë probleme të rënda për shëndetin.

Mjeku David Herzog pranë universitetit Harvard dhe Spitalit të Përgjithshëm në Masachusets ndihmoi në trajtimin e Emilisë. Gjatë një studimi 15 vjeçar të 250 grave, ai pa se ato që vuajnë nga anoreksia kanë 12 herë më shumë gjasa të vdesin nga sëmundjet ose të kryejnë vetvrasje se sa gratë e tjera të së njëstës moshë. Doktor Herzog thotë se anoreksia tani vihet re më së shumti në grupmoshat e rjea. Fajin për këtë, thotë ai e ka edhe shtypi që paraqet në mënyrë joshëse imazhe femrash elegante . Këto janë imazhe negative për të rinjtë thotë ai.

Për Emily Bosworthin, u deshën 6 vjet trajtim mjekësor dhe psikotherapi. Por sot në moshëm 22 vjeçare, ajo ndjehet e shëndetëshme. Mendoj se shpëtova, thotë ajo. Tani ndjehem më se e gëzuar. Emily pret të diplomohet nga universiteti Northwestern në degën e Drejtësisë. Ajo punon në një supermerkato, e rrethuar nga ushqime që dikur ajo as që mund t’i shikonte me sy. Këto ushqime tani nuk më trëmbin më, thotë ajo, pasi e di se mund të ha çdo gjë pa dëmtuar veten aspak.

Polyheme, Substancë që Zëvëndëson Gjakun

Substanca quhet Polyheme mund të përdoret tek pacientët pavarësisht nga grupi i gjakut. Ambulancat në Denver të Kolorados së shpejti do të furnizohen me këtë substancë me të cilën mjekët mund të shpëtojnë jetën e mijëra njerëzve.

Arsyeja për përdorimin e kësaj substance është pasi kur një person ka humbur shumë gjak si pasojë e ndonjë aksidenti, mjekët nuk janë në gjendje të përcaktojnë menjëherë llojin apo grupin e gjakut të tij, dhe në raste të vështira mos njohja e llojit të gjakut mund të ketë pasoja fatale.

Mjekët thonë se substanca Polyheme mund të përdoret me shpejtësi e në çdo rast për çdo pacient pavarësisht nga lloji i gjakut. Qëndra Spitalore në Denver të Kolorados është një prej 20 spitaleve në mbarë Shtetet e Bashkuara që janë zgjedhur për të përdorur substancën e re.

XS
SM
MD
LG