Lidhje

Vilpën: ministrat e jashtëm  të Tetshes patën një shkëmbim të lirë pikëpamjesh - 2003-05-23


Ministri i jashtëm franez, Domenik de Vilpën, tha se ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të Tetshes që po bëjnë përgatitjet për takimin ekonomik të nivelit të lartë të muajit të ardhshëm, patën një shkëmbim të lirë pikëpamjesh pas vështirësive prej disa muajsh. Takimi i ministrave përfundoi sot në Paris.

Zoti de Villpën tha se diskutimet ishin të rëndësishme, sidomos po të merren parasysh përçarjet gjatë muajve të fundit rreth luftës së udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Irak. Takimi ekonomik i nivelit të lartë fillon më një qershor në Evian të alpeve franceze. Në takimin e nivelit të lartë do të marrin pjesë udhëheqësit e vendeve më të industrializuara të botës dhe Rusisë.

Grupi i Tetshes përbëhet nga Shtetet e Bashkuara, Britania, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe Rusia. Sekretari amerikan i Shtetit, Kolin Pauëll, dhe homologu i tij francez, Domenik de Vilpën, u takuan sot për herë të parë që nga përfundimi i luftës në Irak. Ata diskutuan rreth Irakut dhe procesit të paqes në Lindjen e Mesme.

Më pas, të dy diplomatët e lartë thanë se marrëdhëniet amerikano franceze janë të mira, pavarësisht nga fërkimet e kohëve të fundit. Franca, Gjermani dhe Rusia kunërshtuan me forcë veprimin ushtarak të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Irak.

Sekratari Pauëll tha se Franca e Shtetet e Bashkuara kërkojnë t’i zgjidhin mosmarrëveshjet midis tyre. Por, ai tha se Uashingtoni do t’i vlerësojë marrëdhëniet në dritën e mosmarrëveshjeve rreth Irakut. Ai tha se nuk ka dyshim se pasojat do të pasojnë përfundimet e arritura nga kyvlerësim.

//ze//

XS
SM
MD
LG