Lidhje

Iraku do të rifillojë eksportin e naftës pas 2 ose 3 javësh - 2003-05-24


Ministri i përkohshëm i Naftës në Irakun e pas luftës tha se pret që vendit të rifillojë eksportin e naftës pas 2 ose 3 javësh.

Në një konferencë shtypi në Bagdad, ministri i naftës, Thamer al-Gadban parashkoi se brënda një muaji Iraku do ta dyshishojë prodhimin e naftës së papërpunuar në 1 presje 3 ose 1 presje 5 milion fuqi në ditë. Niveli i tanishëm i këtij prodhimi është 700 mijë fuçi në ditë.

Sasia e prodhimit të natës para luftës nën regjimin e Sadam Huseinit ishte rreth 3 milion fuçi në ditë. Heqja e sanksioneve të Kombeve të Bashkuara të enjten hapi rrugën për shitjen e naftës irakiane nëpër botë për herë të parë që prej fillimit të luftës në muajin mars.

Ndërkaq, administrata civile e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Irak filloi t’u paguajë rrogat gati 1 milion e gjysëm punonjësve qeveritarë për herë të parë që nga rënia e rregjimit të Sadam Huseinit. Mijëra punonjës të sektorit elektrik ishin të parët që morën rrogat sot në Bagdad.

Në Irakun verior, 300 delegatë u mblodhën në Kirkuk për të zgjedhur një këshill të përkohshëm të qytetit, duke u bërë kështu vetëm qyteti i dytë në vend që zgjedh një këshill që prej përfundimit të luftës. Ushtria amerikane ndaloi 5 delegatë arabë nën dyshimet për lidhje me ish partinë Baath në pushtet.

Përfaqësues të grupeve etnike kurde, arabe, turkmene dhe asiriane do të zgjedhin secili nga 6 anëtarë për këshillin prej 30 anëtarësh. Ushtria amerikane do të caktojë gjithashtu edhe 6 anëtarë nga komuniteti afarist i qytetit.

//ze//

XS
SM
MD
LG