Lidhje

Administratori civil amerikan në Irak, Paul Bremer, shkon në jug të vendit - 2003-05-25


Administratori civil amerikan në Irak, Paul Bremer, vizitoi qytete në jug të vendit për të shqyrtuar përparimin e bërë në rindërtimin e vendit dhe punën e organizatave të ndihmave.

Zoti Bremer, ish-zyrtar i Departamentit të Shteti, i cili u vu në krye të administratës së Irakut të pasluftës para dy javësh, shkoi sot me avion nga Bagdadi për në qytetin kryesor në jug të vendit, Basra, dhe më vonë vizitoi Portin Um Qasr.

Kompanitë kontraktuese amerikane po rindërtojnë portin në Um Qasr, i cili do të jetë i një rëndësie të dorës së parë për transportimin e ndihmave ndërkombëtare dhe të pajisjeve për rindërtimin e Irakut.

Lewis Lucke i Agjencisë amerikane për Zhvillimin Ndërkombëtar, e cila po financon dhe mbikqyr punën në port, i tha zotit Bremer se porti është dëmtuar më shumë nga lënia pas dore për vite me radhë, se sa nga lufta.

Në Bagdad, zyrtarë të ushtrisë amerikane po premtojnë një rritje të ndjeshme të patrullave nga ana e forcave të koalicionit dhe policisë irakiane në përpjekje për rivendosjen e rendit e qetësisë në kryqytet. //az//

XS
SM
MD
LG