Lidhje

Rihapet ambasada dhe dy konsullatat ameriane në Arabinë Saudite - 2003-05-25


Ambasada amerikane në kryeqytetin saudit dhe konsullatat ameriane në Xhedah dhe Dhahran u rihapën sot, megjithëse paralajmërimet për turistët që të mos udhëtojnë në Arabinë Saudite mbeten në fuqi.

Ambasadat amerikane, britanike dhe gjermane në Arabinë Saudite u mbyllën të mërkurën pas një paralajmërimi të paspecifikuar se mund të kryheshin sulme terroriste kundër objekteve perëndimore.

Ambasadat britanike dhe gjermane në Rijad u rihapën dje. Megjithë rihapjen e ambasadave, zëdhënësi i ambasadës amerikane Michael Macey tha se ekziston një kërcënim i vazhdueshëm nga sulme terroriste në Arabinë Saudite dhe departamenti i shtetit po këshillon që të mos bëhen udhëtime të panevojshme në këtë vend. Diplomatë amerikanë thonë se Shtetet e Bashkuara do të nxjerrin nga Arabia Saudite rreth 30 vetë të personelit jo të domosdoshëm për shkak të mundësisë së kërcënimeve të mëtejshme terroriste.

Nga shpërthimet terroriste në fillim të këtij muaji në Rijad u vranë 34 vetë, ndër të cilët 8 amerikanë. Zyrtarët sauditë kanë shtuar masat e sigurimit në mbarë vendin në përpjekje për të parandaluar sulme të tjera terroriste.

//ze//

XS
SM
MD
LG