Lidhje

Uashingtoni akuzon Iranin se po strehon anëtarë të Al-Kaidës - 2003-05-26


Shtetet e Bashkuara po e vazhdojnë trysninë ndaj Iranit lidhur me akuzat se Teherani u ka dhënë strehë anëtarëve të rrjetit terrorist al-Kaida.

Shefi i Shtatmadhorisë amerikane, gjenerali Riçard Majers, tha sot se nuk ka dyshim që në Iran janë strehuar disa anëtarë të al-Kaidës. Gjenerali Majers përsëriti edhe akuzat se elementë iranianë po përpiqen të ndikojnë zhvillimet në Irak, me qëllim që të minojnë përpjekjet e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Gazeta Nju Jork Tajms njofton se Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Iranit t’u dorëzojë anëtarët e rrjetit al-Kaida, për të cilët zyrtarë të shërbimit amerikan të zbulimit mendojnë se kishin marrë pjesë në shpërthimet vetëvrasëse të këtij muaji në Arabinë Saudite, që shkaktuan vdekjen e 34 vetave.

Irani ngul këmbë se nuk ka mbajtur kurrë qendrim të butë ndaj al-Kaidës dhe as nuk u ka dhënë strehim anëtarëve të saj

XS
SM
MD
LG