Lidhje

Të rejat e fundit nga mjekësia dhe shkenca - 2003-05-27


Terapia me hormone ul osteoporozën

Çështja e terapisë me hormone shkaktoi debate verën e kaluar kur shkencëtarët gjetën një lidhje të kësaj terapie me shtimin e rasteve të kancerit të gjirit. Por një studim i ri tregon se tek gratë që marrin hormone krahas ilaçit të quajtur alendronate, rastet e osteoporozës ulen dukshëm. Tre vjet më parë Eileen Sheer vuante nga osteoperoza; kockat e saj dobësoheshin gjithnjë e më shumë. Sot kjo 76 vjeçare ndjehet shumë më mirë. Mjekja i thotë se masa e kockave të saj është rritur 2 presje 5 përqind. Kjo rritje është rezultat i një terapie me hormone e shoqëruar me një ilaç jo hormonal, i quajtur Alendronate. Pas një studimi ku u përfshinë gra të moshuara, shkencëtarët vunë re një terapi e tillë e kombinuar mund të pakësojë rrezikun e asteoperozës tek gratë mbi 65 vjeç. Mjekët e shpjegojnë këtë dukuri me faktin terapia me hormone i jep trupit estrogjen, që mendohet se i mban kockat të forta. Ndërsa Alendronati ndihmon për parandalimin e humbjes së masës së kockave dhe shton dendësinë e tyre. Mjekët thonë se gra të të gjitha moshave mund të ulin rrezikun e asteoperozës duke marrë sasi të mjaftueshme calciumi, vitaminë D dhe duke kryer rregullisht ushtrime fizike.

Edhe burrat vuajnë nga depresioni...

Natyra e zymtë dhe depresioni njihen si simptoma të ndryshimit hormonal tek gratë, por e njëjta gjë mund të ndodhë tek burrat. Shkencëtarët thonë se kjo mund të bëhet një problem serioz shëndetësor që shumë vetë ndoshta nuk e dinë. Sëmundja quhet IMS - apo sindroma irrituese mashkullore që shkatohet nga niveli i ulët i testoteronit. Mjekët thonë se IMS është një gjëndje e serioze rreth së cilës pak flitet dhe se mund të jetë shenjë e problemeve më të mëdha shëndetësore. Skencëtarët në Portland të shtetit Oregon thonë se niveli i ulët i testosteronit është i rrezikshëm pasi mund të prek aftësinë e kujtetës dhe shëndetin në përgjithësi Sindroma irrituese mashkullore mund të zgjasë nga dy javë deri në disa muaj dhe prek kryesisht burra të moshës 40 deri 55 vjeç. Shkencëtarët thonë se jo çdo njeri që ka shenja depresioni vuan nga Sindroma irrituese, por për ata që preken prej saj ekziston terapia për zëvëndësimin e testosteronit.

Si hiqen shenjat e plakjes nga duart?

Shkencëtarët thonë se duart janë pasqyra e moshës së njeriut. Mjekja Cherie Ditrie, dermatologe thotë se kjo është thuajse e vërtetë. Kathy Mc Clatchy gjithonë shqetësohej se duart e saj e tregojnë atë më të moshuar sesa është. Kështu që ajo filloi një kurë dhe pas 4 javësh e ndjen veten ndryshe. Shpesh mjekët dëgjojnë tre lloj ankesash rreth duarve; shenja të plakjes; të holla; dhe me rrudha. Për heqjen e shenjave të plakjes së lëkurës ekzistojnë disa alternativa siç janë substanca kimike që pastrojnë lëkurën nga këto njolla. Mjekët gjithashtu mund të përdorin edhe reze lazer për përtëritjen e lëkurës së duarve, por alternativa e re është drita me impulse të shpejta, e cila është treguar shumë e efektshme. Por mjekët thonë se alternativa më e mirë është mbrojtja e lëkurës duke përdorur doreza në kushte të caktuara dhe duke i lyer ato me krem para se të flini. Ata thonë për shembull se kremi i plazhit, që mbron lëkurën nga dielli, nuk duhet përdorur vetëm kur shkohet në plazh, por edhe në ditë të nxehta kur ndodheni në makinë duke lyer duart apo fytyrën me të.//kk//

XS
SM
MD
LG