Lidhje

Toni Bler, udhëheqësi i parë perëndimor që viziton Irakun pas luftës - 2003-05-29


Kryeministri britanik, Toni Blair, u bë udhëheqësi i parë perëndimor që viziton Irakun që nga përfundimi i operacioneve kryesore të luftimit në atë vend.

Sapo mbërriti të enjten në Basra nga Kuvajti, udhëheqësi britanik u takua me kryeadministratorin civil amerrikan, Paul Bremer, për diskutime rreth procesit të rindërtimit.

Më pas, zoti Blair u takua me trupat britanike, të cilët i lavdroi për rolin e tyre në çlrimin e popullit irakian nga regjimi i Sadam Huseinit. Ai theksoi se në të ardhmen, kur njerëzit të flasin për këtë konflikt, ata do ta cilësojnë atë si një nga momentet vendimtare të shekullit.

Zoti Blair u takua më pas me marinarë britanikë në qytetin Um Kasër. Para se të udhëtonte për në Poloni, udhëheqësi britanik bëri edhe një ndalesë tjetër në Kuvajt.

Ndërkohë, zyrtarë të Pentagonit thonë se një ushtar amerikan u vra të enjten nga zjarri i armikut në Irak. Komanda Qendrore amerikane tha se ushtari u vra ndërsa po udhëtonte në një rrugë kryesore furnizim, pori nuk dha hollësi të tjera.

Ky është ushtari i pestë amerikan që vritet këtë javë në sulmet kundër forcave amerikane. Gazeta Nju Jork Tajms njofton se komandantët ushtarakë të koalicionit po planifikojnë të mbajnë në Irak një forcë më të madhe sesa ishte parasshikuar më parë.

Sipas gazetës, zyrtarë të lartë amerikanë thanë se komandantët po planifikojnë të dërgojnë njësi me përvojë në luftime në zonat më të trazuara të Irakut jashtë Bagdadit.//kk//

XS
SM
MD
LG