Lidhje

Ministri maqedonas i Mbrojtjes Vllado Buçkovski tha sot se gjendja në  vend po stabilizohet - 2003-05-29


Ministri maqedonas i Mbrojtjes Vllado Buçkovski tha sot se gjendja në rajonet e krizës është e ndieshme por se gjendja e përgjithshme e sigurisë në vend është në një fazë të stabilizimit. Këto komente ai i bërë sot pas vërejtjeve dhe shqetësimeve të zyrtarëve ndërkombëtarë në vend se në rajonin e Kumanovës po keqësohet gjendja.Ai kërkon kominike më të shpeshta midis pushtetit qendror dhe atij vendor

Ministri maqedonas tha se nervoza e pranishme në rajonin e Likovës pas aksionit të policisë në fshatin Sopot të Kumanovës flet se faza e ndërtimit të mirëbesimit dhe besimit tek institucionet duhet të konsiderohet me mjaft seriozitet si nga qeveria, por dhe duhet të ketë komunikime të shpeshta midis pushtetit qendror dhe atij vendor.

Ministri Buçkovski tha se Maqedonia ka përpara vetes një perspektivë, por që gjithçka varet nga populli dhe pushteti. Ai përsëriti se gjendja e sigurisë po përmirësohet por se kjo mund të ndryshojë brenda natës nëse, siç tha, nuk jemi të kujdesshëm.

Ministri maqedonas i Mbrojtjes mendon se grupet kriminale po bëhen më shumë nervoze, qysh pas shpalljes së AKSH nga administratori i OKB për Kosovën, Steiner, për organizatë terroriste; Ai tha se nuk ekziston dilema që edhe ata në Maqedoni të cilët synojnë të bëhen pjesë e AKSH do të trajtohen në mënyrë të njejtë. Ai tha se ushtria dhe policia, në bazë të kompetencave, duhet të reagojnë me vendosshmëri në mënyrë që vendi të ballafaqohet me këto provokime.

Ndërkohë, në Shkup po mbahet një konferencë rajonale për integrime evropiane me përfaqësues nga vendet që synojnë anëtarësim në BE.

Zëvendëskryetarja e Qeverisë së Maqedonisë Radmilla Sheqerinska, e cila e hapi konferencën, tha se pas miratimit nga disa vende anëtare të BE të Marrëveshjes për asocim-stabilizim midis Maqedonisë dhe kësaj bashkësie, gjendja në rajon po përmirësohet, sikundër bashëkpunimi politik dhe ekonomik dhe marrëdhnëniet ndërfqinjësore.

//ss//

XS
SM
MD
LG