Lidhje

Francë: Protesta pranë vendit ku do të mbahet takimi i Tetëshes - 2003-05-31


Policia franceze përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë qindra protestues afër vendit, ku do të mbahet takimi i nivelit të lartë të tetëshes në Evian të Francës.

Policia njoftoi se shpërndau grumbullin e njerzve pasi demonstruesit qëlluan me gurë godinën, ku ishte mbledhur partia socialiste franceze. Disa protestues thanë se socialistët nuk janë radikalë sa duhet. Agjencia franceze e lajmeve bëri të ditur se partia sociaste e anulloi takimin pas protestës.

Ky është incidenti i parë i njoftuar, ku marrin pjesë mijëra demonstrues të mbledhur në Francë për të protestuar kundër takimit të nivelit të lartë të 7 vendeve më të industrualizuara të botë dhe Rusisë.

Personat, që kundërshtojnë takimin e nivelit të lartë, po demonstrojnë kundër globalizimit, kapitalizmit dhe çështje të tjera. //kk//

XS
SM
MD
LG