Lidhje

Uashingtoni nuk është i sigurt nëse Koreja e Veriut ka armë bërthamore - 2003-06-02


Nënsekretari amerikan i mbrojtjes, Paul Wolfowitz, tha se Uashingtoni nuk është i sigurt nëse Koreja e Veriut ka armë bërthamore, por pohimet e Phenianit rreth aftësive të tij bërthamore nuk mund të mos përfillen. Zoti Wolfowitz u tha sot gazetarëve në Seul se megjithëse Shtetet e Bashkuara nuk kanë informacione të hollësishme rreth programëve të armëve që thuhet se ka Koreja e Veriut, ato po i marrin seriozisht pohimet e saj. Zoti Wolfowitz i bëri komentet pas deklaratave të një ligjvënësi amerikan që sapo është kthyer nga Koreja e Veriut, i cili tha se Pheniani kishte pranuar se zotëron armë bërthmore dhe se synon të prodhojë të tjera. Ligjvënësi republikan Kurt Ueldon, tha në Seul se zyrtarët koreanoveriorë i kishin deklaruar se pothuajse kanë përfunduar ripërpunimin e 8 mijë shufrave të përdorura bërthamore që mund të përdoren për prodhimin e disa bombave atomike. //ad//

XS
SM
MD
LG