Lidhje

Presidenti Bush takohet sot me udhëheqësit arabë në Sharm el-Sheik të Egjiptit - 2003-06-03


Presidenti Bush takohet sot me udhëheqësit arabë në vend-pushimin egjiptian, Sharm el-Sheik. Takimi i sotëm do të krijojë kushtet për takimin 3-palësh të nivelit të lartë, që presidenti do të zhvillojë nesër në Jordani me presidentin izraelit dhe atë palestinez.

Ndërsa në të kaluarën presidenti Bush u kritikua për mungesën e marrjes së masave të duhura për ti dhënë shtytje përpara procesit të paqes në Lindjen e Mesme, ai tani po e vë në rrezik prestigjin e tij. Së pari presidenti Bush do të takohet me udhëheqësit e Egjiptit, Jordanisë, Bahreinit dhe Arabisë Saudite. Kryeministri i ri palestinez, Mahmud Abbaz, do të marrë pjesë gjithashtu në takim, duke shënuar herën e parë që ndodhet ballë-për-ballë me presidentin Bush në të njëjtin takim.

Presidenti amerikan do tu thotë udhëheqësve arabë se ata duhet të luajnë rol në procesin e paqes në Lindjen e Mesme dhe se Shtetet e Bashkuara nuk mund të mbajnë të gjithë peshën e këtij procesi. Zoti Bush pritet të kërkojë më shumë ndihmë nga autoriteteti palestinez, ndërkohë që kryeministri Abbaz zbaton reforma dhe mer masa të ashpra për të ndaluar vërshimin e parave për grupet ekstremiste.

Nga Egjipti, presidenti Bush do të shkojë në Jordani për atë që mund të jetë një takim historik i nivelit të lartë me kryeministin Abbaz dhe me kryeministrin izraelit Ariel Sharon. Sekretari amerikan i shtetit Colin Powell i cilësoi takimet e nivelit të lartë dje dhe sot si një dritare mundësia për ti dhënë shtytje përpjekjeve që të marrin fund gjakderdhjet prej shumë muajsh dhe të nxitet një plan i ri paqeje i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara.

Ky plan shpesh është quajtur Harta Rrugore drejt Paqes. Plani parashikon një sërë hapash që synojnë të çojnë drejt krijimit të shtetit palestinez deri në vitin 2005, i cili do të ekzistonte krah për krah Izraelit në paqe.

Presidenti Bush u largua nga takimi i grupit të tetëshes para përfundimit të tij në Francë për të shkuar në Lindjen e Mesme që të krijonte mbështetje për Hartën Rrugore drejt Paqes. Para se të nisej për në Egjipt, presidenti u tha gazetarëve se ai do të kalojë aq kohë sa të jetë e nevojshme për të bërë realitet vizionin e të dy palëve për të jetuar në paqe krah për krah njeri tjetrit.

Presidenti e pranoi se gjë e tillë do të jetë një proces i vështirë dhe shtoi se shumë vende duhet të luajnë rolin e tyre. Presidenti tha se mesazhi ai do të çojë në rajon këtë mesazh: ai është gati ti kushtojë kohë dhe energji shtyrjes përpara të procesit të paqes.

//ze//

XS
SM
MD
LG