Lidhje

Presidenti Bush: SHBA - të angazhuara për ndërtimin e demokracisë në Irak - 2003-06-03


Megjithëse plani i ri ndërkombëtar i paqes për Lindjen e Mesme mbizotëroi takimin midis Presidentit Bush dhe udhëheqësve arabë, në rendin e ditës ishte edhe Iraku.

Pas takimit, Presidenti Bush tha në një konferencë me gazetarë, se Shtetet e Bashkuara do të bëjnë ç’është e mundur, që demokracia të lëshojë rrënjë të forta në një Irak të bashkuar dhe të sigurt.

“Unë ritheksova angazhimin e Amerikës për të ndihmuar popullin irakian të arrijë lirinë dhe demokracinë në një vend të bashkuar, me kufij të paprekur, një vend pa armë të shkatërrimit në masë dhe në paqe me vendet fqinje dhe me pjesën tjetër të botës, tha presidenti Bush.”

Në botën arabe është ngjallur shqetësimi rreth mundësisë që prania ushtarake amerikane në Irak do të vazhdojë për një kohë shumë të gjatë. Presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak, tha se bota arabe kërkon një Irak të pavarur, që të qeveriset nga vetë populli irakian.// lk //

XS
SM
MD
LG