Lidhje

Putin: Moska do ta vazhdojë bashkëpunimin me Iranin në fushën bërthamore - 2003-06-03


Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se Moska do ta vazhdojë bashkëpunimin me Iranin në fushën bërthamore, por këmbënguli që veprimtaria bërthamore e Teheranit duhet të vihet nën kontroll të rreptë ndërkombëtar.

Udhëheqësi rus tha në një konferncë shtypi në Evian të Francës, pas takimit të nivelit të lartë të Tetëshes, se Irani është vend fqinj e mik i Rusisë dhe Moska do ta vazhdojë bashkëpunimin me qeverinë e tij.

Shtetet e Bashkuara ngulin këmbë që asnjë vend nuk duhet të ndihmojë Iranin në projektet e tij bërthamore, derisa Teherani të përmbushë kushtet e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, përfshirë inspektimet pas njoftimeve afatshkurtëra.

Irani ka hedhur poshtë pohimet amerikane se Teherani po e përdor programin e tij të energjisë bërthamore, si maskë për programin e zhvillimit të armëve bërthamore.// lk //

XS
SM
MD
LG