Lidhje

Udhëheqësit izraelitë dhe palestinezë zotohen për paqe pas takimit me presidentin Bush - 2003-06-04


Izraeli dhe palestinezët hodhën hapat e parë drejt asaj që pritet të jetë një proces i gjatë dhe i vështirë për paqen. Në krah të njeri tjetrit, në mjediset e një pallati buzë Gjirit të Akabës, njeri pas tjetrit udhëheqësit u zotuan për paqen.

Kryeministri palestinez Mahmud Abaz tha se ka ardhur koha për t’u dhënë fund gjithë vuajtjeve. Palestinezët tha ai do të bëjnë pjeësn e tyre në këtë drejtim.

“Kryengritja e armatosur duhet të marrë fund. ne duhet të përdorim mjete paqësore për plotësimin e aspiratave tona për t’i dhënë fund pushtimit dhe vuajtjeve si të palestienzëve edhe të izraelitëve dhe të krijojmë shtetin palestinez,” tha kryeminsitri Abaz.

Krijimi i një shteti palestinez që do të jetonte në paqe me Izraelin është synimi i planit të ri të paqes për Lindjen e Mesme i hartuar nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Rusia dhe Kombet e Bashkuara. Të dyja palët e kanë mbështetur planin, megjithëse Izraeli ka vendosur disa kushte.

Në takimin e Akabës, kryeministri izraelit Ariel Sharon ofroi hapin e parë për zgjidhjen e problemit shumë të ndjeshëm të kolonive hebraike. Ai tha se do të prishë disa vendbanime hebraike në Bregun Perëndimor dhe në Gazë të krijuara pa miratimin e qeverisë.

“Dua të theksoj se Izraeli ëshjtë një shoqëri që drejtohet nga shteti ligjor. Kështu, ne do të fillojmë të prishim menjëherë vendbanimet e paligjshme,”

Presidenti Bush pasi i dëgjoi dy kryeministrat tha është bërë përparim. “Të gjithë ne sot këtu kemi një synim: Toka e Shenjtë i takon si një shteti palestinez edhe shtetit të Izraelit, që të jetojnë në paqe me njeri tjetrin dhe me fqinjët e tyre në Lindjen e Mesme”.

Presidenti Bush tha se të gjitha palët kanë ndërmarrë angazhime të rëndësishme dhe se Shtetet e Bashkuara do të bëjnë gjithshka munden për të ndihmuar që ëndërra e paqes të bëhet realitet. Ai tha se i ka dhënë urdhër Sekretarit të Shtetit Kolin Pauell dhe Këshilltares së tij të Sigurimit Kombëtar Kondoliza Rajs që procesi i paqes në Lindjen e Mesme të jetë një ndër përparësitë e tyre kryesore. “Udhëtimi që kemi nisur është i vështirë. Por nuk ka alternativë tjetër”, tha presidenti Bush.

Kjo është hera e parë që presidenti Bush zhvillon një takim tri palësh me udhëheqësit izraelitë dhe palestinezë. Dje, në kuadër të diplomacisë në Lindjen e Mesme, presidenti Bush u takua me në Egjipt me udhëheqësit arabë.

XS
SM
MD
LG