Lidhje

Letra me helm në Belgjikë - 2003-06-04


Autoritetet në Belgjikë po hetojnë 10 letrat me një lloj pluhuri helmues që është gjetur në zarfat në adresë të zyrës së kryeministrit të vendit, ambasadave amerikane, britanike dhe saudite, si edhe zyrave e personave të tjerë.

Zyrtarët thonë se në disa prej letrave është gjetur substanca vdekjeprurëse Hidrazinë që përdoret në karburantin e raketave, si edhe nën-produket të arsenikut që përdoren si helm kundër minjëve.

Të paktën pesë letra u gjetën nëpër depo postare në një numër qytetsh, përfshirë Brukselin dhe Gentin. Disa prej letrave përmbanin mesazhe plot fyerje dhe ishin të nënshkruara nga Komuniteti Islamik.

XS
SM
MD
LG