Lidhje

Papa Gjon Pali i Dytë viziton Kroacinë - 2003-06-05


Papa Gjon Pali i Dytë ka mbërritur në Kroaci, në fillim të udhëtimit të tij të 100-të jashtë Italisë që kur u zgjodh udhëheqës shpirtëror i Kishës Katolike.

Ndalesa e parë e Shenjtësrisë së tij do të jetë qyteti i Rijekës, nga ku do të shkojë në Dubrovnik. Kulmi i vizitës së tij në Kroaci është lumnimi i motrës Marija Pekoviç, një murgeshë e shekullit 20, e cila themeloi një urdhër fetar për të ndihmuar të varfërit.

Papa do të vizitojë edhe qytete të tjera lindore të Koracisë, para se të kthehet në Vatikn ditën e hënë. Megjithëse i dobësuar nga artriti dhe sëmundja Parkinson, udhëheqësi shpirtor 83 vjeçar i Kishës Katolike vazhdon një program mjaft aktiv udhëtimesh. Ai ka në plan të vizitojë Bosnje Hercegovinën nga fundi i qershorit.//kk//

XS
SM
MD
LG