Lidhje

Nju Jork Tajms: Dorëheqje në valën e një skandali - 2003-06-05


Redaktori ekzekutiv i gazetës Nju Jork Tajms dha dorëheqjen në valën e një skandali që lidhet me mashtrimet e një gazetari.

Zoti Howell Raines e paraqiti dorëheqjen sot së bashku me redaktorin menaxhues, Gerald Boyd. Në muajin maj, gazeta njoftoi se njëri nga reporterët e saj, Jayson Blair, kishte mashtruar në mënyrë të përsëritur në kronikat e përgatitura prej tij. Zoti Blair dha dorëheqjen nga gazeta muajin e kaluar.

Sipas gazetës, 27-vjeçari Blair fabrikonte komente, kopjonte material nga burime të tjera ose i thoshte redaksisë se po i dërgonte lajme nga ky apo ai qytet ndërkohë që ai nuk ndodhej fare atje.

Nju Jork Tajmsi e ka quajtur këtë incident një tradhëti të thellë të besimit dhe një pikë të ulët në historinë e saj 152-vjeçare.

Pas zbulimit të skandalit, një gazetar tjetër, Rick Bragg, dha dorëheqjen kur u mësua se njëri prej artikujve të tij ishte shkruar në fakt pothuajse i tëri në bazë të fakteve të nxjerra nga një reporter tjetër.

XS
SM
MD
LG