Lidhje

Zyrtarë izraelitë dhe palestinezë do të mbajnë një seri takimesh - 2003-06-05


Gjatë ditëve të ardhshme, zyrtarë izraelitë dhe palestinezë do të mbajnë një seri takimesh për diskutime për të ecur përpara në bazë të planit të ri ndërkombëtar të paqes. Mes zyrtarëve që do të zhvillojnë bisedime janë ministri izraelit i mbrojtjes, Shaul Mofaz, dhe shefi palestinez i sigurimit, Muhamed Dahlan. Pritet gjithashtu që kryeministri izraelit, Ariel Sharon, dhe homologu i tij palestinez, Mahmud Abas, të takohen përsëri javën tjetër.

Megjithë deklaratat pozitive që dy udhëheqësit bënë të merkurën pas takimit të nivelit të lartë me Presidentin Bush në Jordani, shqetësime të thella vazhdojnë rreth aspekteve të sigurisë. Ekstremistë palestinezë dhe kolonë hebrenjë kanë dënuar pranimin nga dy kryeministrat të planit të ri të paqes për Lindjen e Mesme.

Më shumë se 10 mijë kolonë hebrenjë protestuan të merkurën në Jerusalem, duke u zotuar të bllokojnë përpjekjet e kryeministrit Sharon për të çmontuar vendbanimet në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës. Gjatë takimit të nivelit të lartë, zoti Sharon premtoi se do të fillonte menjëherë heqjen e vendbanimeve të paligjshme.

Nga ana e tij, zoti Abas premtoi ti japë fund kryengritjes kundër pushtimit izraelit të territoreve palestineze. Mirëpo, grupet ekstremiste palestineze janë zotuar ta vazhdojnë qendresën e armatosur kundër Izraelit.//xh//

XS
SM
MD
LG