Lidhje

Kalendari Historik, 5 qershor - 2003-06-05


Në 5 Qershor te vitit 1947, dy vjet pas përfundimit te Luftes se Dyte Botërore, Sekretari amerikan i Shtetit, Xhorxh C. Marshall, paraqiti nje plan per rimëkëmbjen ekonomike te Evropes.

Propozimi, i cili me vonë u quajt Plani Marshall, pengoi përhapjen e komunizmit në vitet e pasluftes. Bashkimi Sovjetik dhe vendet komuniste te Evropes Lindore dhe Qendrore u ftuan te merrnin pjesë ne këtë program, po e refuzuan ofertën. Sekretari Marshall, e paraqiti planin gjatë nje fjalimi në ceremonine e diplomimit ne Universitetin e Harvardit.

"Politika jonë nuk është e drejtuar kunder asnjë shteti apo doktrine, por kunder urise, varferise, deshperimit dhe kaosit, ne menyre që të kushteve shoqerore dhe politike ku të ekzistojnë institucionet e lira.",- tha zoti Marshall.

Plani Marshall ndihmoi ne rindërtimin e ekonomive te rajonit si dhe krijoi bazat e ekonomisë së sotme Evropiane. 15 miliarde dollaret te dhëna nga shteti amerikan, u shpërndanë nga 16 shtetet pjesëmarrëse të Organizatës Evropiane per Bashkëpunim Ekonomik. Ne kete mënyrë, shtetet evropiane mund të shpenzonin si të donin, pa pasur nevojen e vendimeve financiare te Shteteve të Bashkuara.

Ne 5 Qershor të vitit 1968, Robert Kenedi u qëllua dhe u plagos për vdekje ne Los Angelos. Ai u qëllua menjëherë pas fjalimit para punonjësve te fushatës elektorale pas fitores ne zgjedhjet paraprake për president te partise Demokratike ne Kaliforni.

Qindra dashamires brohoriten kur Senatori Kennedy foli per planet e tij ne ndihme të të varfërve, si dhe per përfundimin e Luftes se Vietnamit. Fjalët e tij te fundit kishin si qellim që ai të fitonte emërimin si kandidat për president në kuvendin e ardhshem te Partise Demokratike ne Chicago të shtetit Illinois.

Ndihmësit e senatorit Robert Kennedi e larguan senatorin nga tribuna për t’u marë me çështje të tjera. Ata e shoqëruan atë nëpërnjë kuzhinë të hotelin, ku vrasësi i tij Sirhan Sirhan e qëlloi. Ai vdiq ditën tjetër, më 6 qershor të vitit 1968. Sirhan u gjykua dhe u dënua për vrasje në një gjykatë të Kalifornisë. Ai vazhdon të mbahet i burgosur në këtë shtet.// lk //

XS
SM
MD
LG