Lidhje

Papa Gjon Pali i Dytë viziton Kroacinë - 2003-06-06


Papa Gjon Pali i Dytë ka ngritur një shkallë më afër shenjtërimit katolik një murgeshë kroate e cila themeloi një udhër fetar në mesin e shekullit të 20-të dhe ja kushtoi jetën e saj fëmijëve të varfër.

Papa lumturoi motër Maria Petkoviçin në qytetin e Dubrovnikut. Dhjetra mijëra pelegrinë morën pjesë në meshën e sotme në qiell të hapur, një prej ngjarjeve më të rëndësishme të vizitës 5 ditëshe të Papës në Kroaci.

Kjo është vizita e njëqindtë që zhvillon Papa Gjon Pali i Dytë, që nga zgjedhja e tij në krye të Kishës Katolike, rreth 25 vjet më parë.// lk //

XS
SM
MD
LG