Lidhje

Thesari i lashtë i Nimrudit nxirret nga Banka e Irakut - 2003-06-07


Thesari i paçmueshëm i Nimrudit, një ndër zbulimet më me vlerë arkeologjike të shekullit të 20-të, u nxor nga kati përdhes i Bankës Qendrore të Irakut.

Administrata e Shteteve të Bashkuara në Irak bëri të ditur të shtunën se një ekip hetuesish amerikanë dhe ekspertësh irakianë e nxorën thesarin para pak ditësh.

Objektet e lashta të zbukuruara me ar dhe gurë të çmuar i përkasin periudhës së sundimit të perandorisë asiriane rreth 900 vjet Para Erës Sonë.

Ato u zbuluan 15 vjet më parë por rrallë herë janë ekspozuar që në atë kohë. Ekspertëve amerikanë iu desh të hiqnin afro 2 milion litra ujë nga kati përdhes i bankës, para se të nxirrnin objektet e çmuara dhe t’i dërgonin në një vend të sigurt. //kk//

XS
SM
MD
LG