Lidhje

Papa Gjon Pali i Dytë mban meshë në Kroaci - 2003-06-07


Papa Gjon Pali i Dytë drejtoi një meshë në Kroaci të shtunën, jashtë nën një vapë mbytëse, si pasojë e së cilës u tha se vdiqën dy pelegrinë.

Temperatura arriti në 38 gradë celsius në aerodromin në qytetin lindor Osijek, ku u mbajt mesha duke bërë që dhjetra vetë të kërkojnë ndihmë mjekësore.

Rreth 200 mijë njerëz morën pjesë në liturgjinë e Papës në një zonë ku ende ndjehen tensionet etnike pas luftës së viteve 1990.

Kjo është vizita e tretë e Papës në Kroaci, si kreu i Kishës Katolike dhe turneu historik i 100-të, jashtë Vatikanit gjatë papatit të tij 25 vjeçar. Ai parashikohet të kthehet në Vatikan të hënën.//kk//

XS
SM
MD
LG