Lidhje

Kosovë: rrëzohet helikopteri; dy paqeruajtës amerikanë humbin jetën - 2003-06-08


Dy pjesëtarë të forcave paqeruajtëse amerikane në Kosovë humbën jetën pas rrëzimit të një helikopteri, bënë të ditur të djelën zyrtarë të KFOR-it nga kampi i trupave amerikane “Bondstill” afër Ferizajt në Kosovën Lindore. Nuk është bërë menjëherë i ditur identiteti i ushtarëve të vdekur, ”përderisa nuk njoftohen familjet e tyre”, thuhet në një njoftim zyrtar.

Të dy ushtarët po fluturonin me një helicopter të tipit "Apache", kur ky i fundit u rrëzua për shkaqe ende të panjohura. Zyrtarët thanë se po zhvillohen hetime intensive, mirëpo kanë përjashtuar mundësinë e ndonjë veprimi armiqësor.

Aksidenti e çon në 101 numrin e ushtarëve të KFOR-it që kanë humbur jetën gjatë shërbimit të tyre në kuadër të misionit paqëruajtës në Kosovë. Zyrtarët e forcave paqëruajtëse kanë theksuar se këto shifra dëshmojnë përkushtimin e KFOR-it ndaj paqes dhe sigurisë në Kosovë e rajon.

Mbi 25 mijë pjesëtarë të forcave paqëruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja vazhdojnë të shërbejnë në Kosovë, prej tyre, mbi 2 mijë e 500 janë amerikanë që kontrollojnë pjesën lindore të Kosovës. //az//

XS
SM
MD
LG