Lidhje

SHBA: Fillon gradualisht përdorimi i makinave hibride me benzinë e bateri - 2003-06-10


Korporata FedEx e quan veten kompania më e madhe transportuese në botë. Kamionët e saj janë të pranishëm kudo në Amerikën veriore. FedEx së bashku me një organizatë që merret me mbrojtjen e mjedisit po mendojnë për vënien në përdorim të një mjeti transporti i cili ndot pak mjedisin dhe funksionon me motor elektrik. Elizabeth Sturken veprimtare e organizatës, thotë:

”Është hera e parë që një kompani postare ndërmerr iniciativën për të blerë kamionë të rinj. Mendojmë se në qoftë se provat dalin mirë dhe kamionët përmbushin synimet tona, atëherë kjo do të shënojë fillimin e përdorimit të gjerë të tyre në shërbimin postar, thotë Sturken.”

Ajo flet edhe për efektivitetin e këtyre kamionëve.

”Mjetet e reja që do të vihen në përdorim në fund të këtij viti, do të ulin sasinë e blozës në ajër në masën 90 përqind, do të ulin sasinë e smogut në ajër në masën 75 për qind si dhe do të rrisë 50 për qind efikasitetin e përdorimit të lëndës djegëse”, -thotë Sturken.

Në këtë mënyrë, kompania FedEx do të arrijë të përgjysmojë shpenzimet e saj të furnizimit me naftë. Miç Xhekson, i kompanisë FedEx shpjegon anët pozitive të përdorimit të motorëve diesel, krahasuar me motorrët e naftës të përdorur më parë.

”Motori diesel ofron përfitime ekonomike. Efikasiteti i përdorimit të lëndës djegëse shtohet kur motori diesel përdoret së bashku me teknologjinë e re të motorit elektrik”,- thotë zoti Xheksën.

Uolltër MecMenus, Drejtor Ekzekutiv i Parashikimeve Globale të Tregut Ndërkombëtar, e vlerëson kështu kamionin e ri të shërbimit postar të kompanisë FedEx.

”Përdorimi i këtyre mjeteve të reja krahas mjeteve të tjera të transportit të postës si UPS përbën një shans për të provuar këtë teknologji të re e cila nuk është provuar më parë”,- thotë MekMenus.

Në fund të këtij viti, 20 kamionë të teknologjisë së re, do të përdoren në 4 qytete të Shteteve të Bashkuara. Në qoftë se këto mjete kanë sukses, atëherë kamionët e rinj elektrikë do të fillojnë të përdoren rregullisht për qëllime postare në vjeshtën e vitit 2004. Pritet që brenda 10 vjetëve të ardhshëm, kamionët e rinj të zëvëndësojnë mjetet e tanishme të FedExit.// lk //

XS
SM
MD
LG