Lidhje

Tajlanda arreston katër persona të dyshuar si terroristë - 2003-06-10


Në Tajlandë, policia thotë se ka arrestuar katër persona të dyshuar si terroristë, të cilët po planifikonin të hidhnin në erë ambasada të huaja dhe vendpushime bregdetare të këtij vendi.

Zyrtarët thonë se një prej të dyshuarve, shtetas i Singaporit, u arrestua më 16 maj në kryeqytetin Bangkok, ndërsa të tjerët u arrestuan sot, në jug të vendit. 42 vjeçari nga Singapori u riatdhesua dhe po mbahet, krahas me dhjetra persona të dyshuar si operativë myslimanë, të cilët mendohet të jenë anëtarë të grupit terrorist Xhemah Islamijah, që akuzohet për shpërthimin në ishullin indonezian të Balit, ku humbën jetën 202 vetë.

Mendohet se ky grup ka lidhje me rrjetin terrorist al-Kaida. Zyrtarët thonë se personat që u arrestuan sot ishin anëtarë të një grupi, i cili kishte planifikuar të kryente sulme kundër ambasadave të Shteteve të Bashkuara, Britanisë dhe Australisë, si dhe në qëndrat turistike. // lk //

XS
SM
MD
LG