Lidhje

Presidenti Bush-tepër i shqetësuar nga sulmi izraelit ndaj udhëheqësit Hamas - 2003-06-10


Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Bush është thellësisht i shqetësuar nga përpjekja e Izraelit për të vrarë një figurë kryesore të grupit ekstremist palestinez Hamas.

Zëdhënësi Ari Fleischer tha se Izraeli ka të drejtën për t'u vetëmbrojtur, por presidenti, tha ai, shprehu shqetësimin se veprimi i Izraelit do të minojë përpjekjet e Autoritetit Palestinez, për t’u dhënë fund sulmeve terroriste.

Ai tha se është e nevojshe që izraelitët dhe palestinezët të veprojnë në një mënyrë që të mbrojë planin e ri të paqes për Lindjen e Mesme.

Objektivi i sulmit të sotëm izraelit me helikopterë, zëdhënësi i Hamasit, Abdel Aziz Rantissi, deklaroi nga shtrati i tij i spitalit se Hamasi do të vazhdojë sulmet kundër shtetit hebraik.

Raketat që plagosën zotin Rantissi shkaktuan vrasjen e dy palestinezëve dhe plagosjen e 27 të tjerëve. Në një sulm të veçantë, dëshmitarët thonë se nga zjarri i helikopterëve izraelitë në qytetin verior Xhabalja të Rripit të Gazës, mbetën të vrarë 3 palestinezë dhe u plagosën të paktën 30 të tjerë.

Po sot, palestinezët qëlluan me raketa al-Kasam, qytetin jugor izraelit Sderot. Kryeministri palestinez, Mahmud Abas e cilësoi sulmin izraelit me helikopterë në Qytetin Gaza si akt terrorist, që synon sabotimin e përpjekjeve të paqes.

Zoti Rantissi dhe zyrtarë të tjerë të grupit Hamas u bënë thirrje palestinezëve të vënë në shënjestër udhëheqësit politikë izraelitë.// lk //

XS
SM
MD
LG