Lidhje

Filmi "Së Bashku" i regjizorit kinez Çen Kaige shfaqet për publikun ndërkombëtar - 2003-06-11


Filmi i ri i regjizorit të mirënjohur Çen Kaige “Së Bashku” ka shënuar një sukses të madh në vendlindjen e tij, në Kinë. Filmi ka në qendër të subjektit historinë e një violinisti të talentuar 13 vjeçar dhe sakrificave që bën i ati për të. Çen Kaige kujton Revolucionin Kulturor, kur qeveria e Kinës ishte shumë më shtypëse se në ditët tona: “Shumë intelektualë, përfshirë babain tim i cili ishte regjizor, kishin probleme pasi u akuzuan se nuk ishin besnikë ndaj partisë. Çdo gjë ka ndryshuar pothuajse brenda ditës,” kujton regjizori.

Që pas shfaqjes së filmit, Çen Kaige ka fituar tre çmime Golden Rooters me të cilat Kina vlerëson arritjet kinematografike. Filmi tani po shfaqet në kinema në mbarë botën. Këngëtarja veterane Eddi Reader i dha fund kohët e fundit një projekti të përbashkët me Orkestrën Mbretërore Kombëtare të Skocisë. Albumi i titulluar “Eddi Reader këndon këngët e Robert Burnsit” përfshin interpretimin e veprave të poetit të madh skocez Robert Burns nga këngëtarja Reader.

“Mendoj se Robert Burns është një poet që pëlqehej nga çdo grua apo burrë. Mbi të gjitha ai ishte bujk dhe fshatar,” thotë artistja. Eddi Reader u mbështet në përvojën e saj 23 - vjeçare si muzikante për të interpretuar poezisë e poetit Burns. Tani ajo ka në plan që interpretimin muzikor të veprës së tij t’ia transmetojë publikut të gjerë përmes koncerteve në mbarë Britaninë.

Vazhdimi i filmit të suksesshëm të vitit 2001, “The Fast and the Furious” filloi të shfaqet për publikun e gjerë këtë muaj. Në filmin “2 Fast 2 Furious” luajnë në rolet kryesore aktori Paul Walker dhe muzikanti Tyrese.

Megjithëse në film këtë radhë mungon aktori Van Diesel, Paul Walker thotë se vazhdimi i filmit do të jetë po aq i pëlqyeshëm:

“Filmi i ri është edhe më i mirë. Lëvizjet me makina duken edhe më të pabesueshme. Pamjet e garave janë të mrekullueshme. Mendoj se këtë radhë krijuesit e filmit kanë arritur një nivel edhe më të lartë, pasi këtë priste edhe publiku,” thotë aktori Walker. “2 Fast 2 Furious” shpalosë para publikut pamje dhe efekte edhe më ekstreme të ngarjes së makinave dhe parashikohet se do të ketë sukses të konsiderueshëm gjatë shfaqes së tij këtë verë.

//ad//

XS
SM
MD
LG