Lidhje

Forcat e koalicionit në Irak fillojnë një operacion masiv - 2003-06-12


Zyrtarë ushtarakë amerikanë thanë se forcat e koalicionit në Irak kanë filluar një operacion masiv në zonat në veri të Bagdadit për të shkatërruar ato që ata i cilësojnë si elementë armiqësorë në vend.

Në një deklaratë të Komandës Qendrore amerikane thuhet se forcat e koalicionit kanë ndalur 397 persona të dyshuar si besnikë të Sadam Huseinit dhe kanë konfiskuar një sasi të madhe armësh e municioni në një zonë përgjatë Lumit Tiger, në afërsi të qytetit Ballad.

Në deklaratë thuhet se në operacion marrin pjesë mijëra ushtarë, përfshirë njësi autoblindash, artilerie dhe xheniere, si edhe lementë të forcave ajrore. Operacioni pason sulmet thuajse të përditshme kundër trupave amerikane në pjesën qendrore dhe perëndimore të Irakut. Të paktën 10 ushtarë amerikanë janë vrarë gjatë 15 ditëve të fundit.//xh//

XS
SM
MD
LG