Lidhje

Arrestohen 8 ekstremistë dhe kapet një sasi armësh në Irak - 2003-06-15


Trupat amerikane në Irak arrestuan 8 ekstremistë dhe kapën një sasi armësh ditën e parë të një operacioni të ri për të shtypur përkrahësit besnikë të Saddam Husseinit.

Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara e quan operacionin që po zhvillohet në veri dhe në perëndim të Bagdadit, Akrepi i Shkretëtirës. Qindra ushtarë amerikanë hynë në qytetin Fallujah mbrëmë gjatë natës. Shumë banorë të qytetit Fallujah u ankuan se ishin detyruar të ngriheshin nga krevati në mes të natës dhe të shtriheshin në dysheme.

Trupat amerikane çuan në Fallujah më vonë një kamion të mbushur me ushqime, ujë dhe lodra. Forcat amerikane ndërmorën Operacionin Akrepi i Shkretëtirës pasi skadoi afati që irakianët të dorëzonin armët.//ic//

XS
SM
MD
LG