Lidhje

Kalendari Historik, 22 qershor - 2003-06-16


Më 22 qershor të vitit 1969, aktorja dhe këngëtarja amerikane Judy Garland u gjet e vdekur në apartamentin e saj në Londër. Zonja Garlande, cila ishte në moshën 47 vjeç, vdiq me sa duket nga një mbidozë aksidentale e ilaçeve të gjumit. Prindërit e saj ishin artistë dhe Judy doli për herë të parë në skenë në moshën 3 vjeçare. Ajo luajti për herë të parë një rol filmi nga fundi i viteve 20-të. Judy Garland u njoh në gjithë botën kur në moshën 17 vjeçare luajti rolin e Dorothit në filmin The Wizard of Oz. Kënga më e njohur nga ky film ishte Over the Rainbow dhe Judy Garland vazhdoi ta këndonte gjatë gjithë karrierës së saj. Garland kishte ëndëruar që të kthehej në skenat e Brodueit dhe pas vdekjes trupi i saj u kthye në New York, ku iu mbajtën edhe shërbimet e përmortshme. Aktori James Mason, mik i Garland me të cilin luajti në filmin “A Star is Born”, lexoi një elegji. Fjalët e tij rreth Judy Garland mund të përshkruajnë më së miri fuqinë e saj si këngëtare dhe aktore: Dhuntia e saj e madhe ishte se ajo mund të bënte të lotonin edhe njerëzit më të fortë.

Më 22 qershor 1964, gjykata e lartë e Shteteve të Bashkuara mori vendim lidhur me 4 raste kundër censurës së librave dhe filmave. Në një prej vendimeve më të njohura, gjykata e lartë hodhi poshtë vendimin e një gjykate të shtetit të Floridës për ndalimin e librit të Henri Miller me titull Tropiku i Gaforres. Gjykata e Floridës kishte arritur në përfundimin se romani i Millerit thyente normat e moralit. Vendimi i gjykatës së lartë të Shteteve të Bashkuara më 1964 ndihmoi në krijimin e kushteve për vendimin e vitit 1973 të gjykatës së lartë, i cili vendosi një provë ligjore për të përcaktuar se çfarë quhej e pamoralshme. Një shqetësim i provës kryesore që përdori gjykata ishte në se një person i zakonshëm, duke përdorur standartet e kohës të komunitetit do të arrinte në përfundimin se vepra, si një e tërë, tërheq interesat epshore në seks; portretizon seksin në një mënyrë të hapur fyese siç përcaktohet nga ligji dhe nuk ka vlera serioze.

XS
SM
MD
LG