Lidhje

Serbia dhe Mali i Zi merr pjesën e mbetur të ndihmës amerikane - 2003-06-16


Shtetet e Bashkuara arritën në përfundimin se autoritetet e Serbisë dhe Malit të Zi kanë bashkëpunuar me gjykatën e Hagës për krime lufte dhe se ky vend mund të marrë ndihmën shumë të nevojshme amerikane prej 50 milionë dollarësh.

Kjo shumë është pjesë e ndihmës së këtij viti prej 110 milion dollarësh që Shtetet e Bashkuara kanë caktuar për Serbinë e Malin e Zi.

Njoftimi i së hënës pason arrestimin ditën e premte të kolonel Veselin Sljivançaninit, ish-oficer i ushtrisë jugosllave i paditur nga gjykata e Hagës nën akuzat për rolin e tij në vrasjen e 200 civilëve në qytetin kroat të Vukovarit.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Richard Boucher, tha se Shtetet e Bashkuara i përshëndesin veprimet e fundit të Serbisë e Malit të Zi drejt përmirësimit të bashkëpunimit me gjykatën për krime lufte.

Megjithatë ai theksoi se kjo nuk do të thotë se ky vend i ka përmbushur të gjitha detyrimet e tij. Ai bëri thirrje në mënyrë të veçantë për arrestimin e ish-udhëheqësit serb të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, dhe të sehfit të tij ushtarak, gjeneral Ratko Mlladiç.//kk//

XS
SM
MD
LG