Lidhje

El Baradei: Irani të provojë se veprimtaritë e veta bërthamore kanë natyrë paqësore - 2003-06-16


Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Muhamed El Baradei, i bëri thirrje Iranit të japë garanci të besueshme për natyrën paqësore të veprimtarive të tij bërthamore.

Zoti El Baradei i tha drejtorisë së agjencisë se Irani nuk ka dhënë informacion rreth magazinimit dhe përdorimit të materialeve bërthamore, por shtoi se autoritetet iraniane po marrin masa korrektuese.

Ai i bëri këto komente në Vjenë, ku drejtoria e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike hapi një mbledhje shtatë ditore me dyer të mbyllura. Një zëdhënëse tha se agjencia ka dërguar inspektorë në objektet bërthamore të Iranit që nga muaji shkurt, por kërkon më shumë transparencë nga iranianët.

Edhe ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian, të cilët po diskutojnë të hënën në Luksemburg rreth programit bërthamor të Iranit, pritet që t’i bëjnë thirrje Teheranit të nënshkruajë një protokoll për të lejuar Kombet e Bashkuara të inspektojnë objektet e tij bërthamore.//kk//

XS
SM
MD
LG