Lidhje

Aspirina me e efektshme sesa Tiklopidina - 2003-06-17


Katër vjet më parë, Eddie Dunmore pësoi një goditje cerebrale. Sot ai ndjehet më mirë. Për të parandaluar një goditje të dytë ai merr çdo një dozë të ulët aspirinë. Në një studim të ri, për herë të parë aspirina krahasohet me Tiklopidinën, një ilaç i shtrenjtë që jepet me recetë për parandalimin e goditjeve cerebrale. Tiklopidina ndihmon në pakësimin e kokrizave të gjakut. Dihet se kur një kokrizë arrin në tru, ajo krijon bllokimin e enëve të gjakut gjëndje që shkakton goditje në tru.

Profesor Philip Gorelic thotë se rezultati ishte i papritur pasi mendohej që Tikliopidina do të kishte efekte shumë më të mëdha sesa Aspirina për parandalimin e përsëritjes së goditjeve në tru e në zemër. Por nga studimi nuk doli kështu. Doktor Gorelick dhe kolegët e tij në kolegjin mjekësor Rush në Çikago grumbulluan të dhëna nga rreth 2 mijë pacientë zezakë në mbarë Shtetet e Bashkuara. Studimi zgjati 6 vjet.

Doktor Gorelick thotë se Aspirina është relativisht pa ndërlikime, kushton pak, mund të gjendet me lehtësi nëpër farmaci dhe mbi të gjitha parandalon përsëritjen e goditjes cerebrale.

Megjithatë, shkencëtarët thonë se para fillimit të një kure me aspirinë, pacienti duhet të këshillohet me mjekun, pasi marrja e aspirinës në dozë të pa përshtatëshme mund të shkaktojë efekte të dëmshme anësore.

SËMUNDJET NË TRU

Për afro 10 vjet, klinika në LaGrande të shtetit Illinoi është bërë banesë dhe studio për piktorin 80 vjeçar Ed Maraka. I paaftë për të ecur për 14 vjet, ai është viktimë e një sëmundjeje në tru me simptoma të ngjashme me ato të goditjeve cerebrale. Ed Maraka ka probleme me tri pjesë të trurit, thotë e shoqaj e tij. Gjendja e tij vjen duke u keqësuar duke prekur lëvizjet motorike të trupit, kështu që ai nuk është në gjendje të eci dhe mezi flet. Procesin e të menduarit e ka të mirë dhe dëshira e tij është të pikturojë.

Ed Maraka është veteran i luftës së dytë botërore dhe aftësitë e tij artistike i ka treguar që kur ishte fëmijë kur fitoi edhe një bursë për në institutin e arteve në Çikago. Maraka vazhdimisht pikturon, pavarësisht nga gjendja e tij e vështirë shëndetësore. Para dy javësh ai pësoi një goditje në zemër Por pas një qëndrimi të shkurtër në spital, ai iu kthye përsëri pikturës.

PASTRIMI I GJAKUT NGA KOLESTERINA E KEQE

Kjo është një procedurë që zgjat 2 deri 3 orë dhe që eskpertët thonë se heq nga gjaku kolesterinën e keqe. Procesi quhet L-D-L Aferesis. Pacientit me nivel të lartë të kolesterinës së keqe i futet një shiringë në venë me anë të së cilës i hiqet gjaku nga trupi. Pastaj një aparat i quajtur Liposorber thith nga plazma kolesterinën e keqe. Pas kësaj, gjaku pompohet përsëri në trupin e pacientit. Universiteti mjekësor i Karolinës së Jugut është një prej institucioneve në Shtetet e Bashkuara ku kjo procedurë është e zbatueshme.

XS
SM
MD
LG