Lidhje

Shërbimi britanik i zbulimit paralajmëron për goditje terroriste - 2003-06-17


Shefja e shërbimit britanik të zbulimit tha se “është vetëm çështje kohe”, para se terroristët të përpiqen për të goditur një qytet të vendeve perëndimore me një lloj arme kimike, biologjike, radiologjike ose bërthamore.

Shefja e MI-5, agjencia britanike e zbulimit, Eliza Manningham-Buller tha se informacionet e zbulimit lënë të kuptohet se shkencëtarë renegatë u kanë dhënë grupeve terroriste informacionin e duhur për të krijuar armë të tilla.

Ajo theksoi se rrjeti terrorist al-Kaida i Osama Bin Ladenit vazhdon të paraqesë një kërcënim serioz global.

Ish-anëtarë të kabinetit britanik akuzojnë qeverinë për keqpërdorimn të informacioneve të zbulimit

Dy ish-anëtarë të kabinetit britanik akuzuan qeverinë për keqpërdorim të informacioneve të zbulimit për të justifikuar luftën në Irak. Ish-Sekretari i Jashtëm britanik, Robin Kuk, tha para një komisioni parlamentar se qeveria e kryeministrit Toni Bler i mbivlerësoi pretendimet rreth Irakut dhe armëve të tij të shkatërrimit në masë.

Edhe ish-Sekretarja për Zhvillim Ndërkombëtar, Kler Short tha se mendon që zoti Bler është fajtor për atë që ajo e quajti “mashtrim i ndershëm”, në përgatitje për konfliktin. Kryeminsitri britanik i ka mohuar akuzat se e ka mashtruar publikun.

Dy ish anëtarët e kabinetit i bënë këto komente në fillim të hetimeve parlamentare për mënyrën se si i ka përdorur qeveria informacionet e zbulimit për Irakun. //kk//

XS
SM
MD
LG