Lidhje

Në Irak do të krijohet një gjykatë e re - 2003-06-18


Shtetet e Bashkaura njoftuan krijimin e një gjykate të re në Irak në përpjekje për të gjykuar kriminelët më të rrezikshëm dhe besnikët e Sadam Huseinit.

Kryeadministratori amerikan për Irakun, Paul Bremer, tha dje se ngritja e gjykatës synon t’u tregojë irakianëve se sigurimi në vend është një aspekt shumë serioz për Shtetet e Bashkuara. Gjykata do të gjykojë të akuzuarit për vepra penale të kryera pas fillimit të luftës së koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara më 19 mars kundër Sadam Huseinit. Gjykata do të respektojë shtetin juridik dhe të drejtat e njeriut. Provat e siguruara përmes torturës do të konsiderohen të papranueshme.

Të gjithë të akuzuarit do të lejohen të kenë avokatë-mbrojtës. Zoti Bremer tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara do të krijojnë një komision për heqjen e anëtarëve të Partisë Baath nga sistemi i ri gjyqësor irakian. Edhe gjykatësit e prokurorët do të hetohen për shkelje të të drejtave të njeriut në të kaluarën apo për korrupsion.

Ndërkohë, zyrtarë ushtarakë amerikanë thonë se trupat e tyre kanë arrestuar më shumë se 400 të dyshuar gjatë një fushate të re kundër mbeturinave të qëndresës në Irakun Verior e Qendror. Ushtria nisi këtë javë Operacionin Akrepi i Shkretëtirës për të shfarrosur besnikët e Sadam Huseinit dhe të tjerë që kanë vazhduar të sulmojnë forcat e koalicionit.

Këto sulme u kanë kushtuar jetën më shumë se 40 ushtarëve amerikanë që prej përfundimit të luftimeve në shkallë të gjerë në fillim të muajit maj. Në incidentin më të fundit, një snajper vrau një ushtar amerikan gjatë shërbimit-patrullë në Bagdadin Verior në orët e vona të së hënës.

//ze//

XS
SM
MD
LG