Lidhje

Lufta kundër Sidës kërkon kontributin e sa më tepër vendeve - 2003-06-19


Doktor Fauci tha se epidemia e Sidës ende nuk ka arritur pikën kulmore të përhapjes. Por çfarë pritet kur ajo të arrijë këtë nivel kulmor?

Ne jemi të shqetësuar se ajo që ka ndodhur në Afrikë mund të ndodhë edhe në disa pjesë të vendeve aziatike, si në Indi dhe në Kinë. Në Rusi ajo po kthehet në problem serioz, ku numri i infektimeve me HIV është alarmues. Ndërsa në disa vende, si në Afrikën Nën-sahariane, në Ugandë, në Senegal e të tjerë, epidemia duket se është ngadalësuar dhe ka arritur nivelin kritik e ne shpresojmë se ajo do të fillojë të bjerë. Po kështu, edhe në Tailandë. Por ne jemi të shqetësuar se në vende të tjera do të kemi shumë njerëz që mund të preken, pra njëlloj si në Afrikën Nënsahariane dhe kjo do të ishte një tragjedi e vërtetë, thotë doktor Fauci.

Përpara takimit të nivelit të lartë të tetëshes në Francë, Presidenti Bush ktheu në ligj një paketë,e cila ve në dispozicion 15 miliardë dollarë për të luftuar Siën në Afrikë dhe në vendet e Karaibeve gjatë 5 vjetëve të ardhshëm. Kongresi ende nuk e ka miratuar këtë fond.

Doktor Fauci thotë se nëse vendet e zhvilluara japin gjithsej 10 miliardë dollarë në vit gjatë pesëvjeçarit të ardhshëm për këtë qëllim, lufta kundër Siës do të kishte rezultate të ndjeshme.

"Në se vndet e tjera të zhvilluara, ato evropiane, vendet e Hemisferës Perëndimore do kontribuonin në përpjekjet globale për luftën kundër Sidës, kjo do të ishte e mjaftueshme për të patur një rezultat të madh në të gjithë botën. Natyrisht,që pjesa e Shteteve të Bashkuara është historike në përmasat e saj", tha eksperti.

Por njerëzit mund të pyesin se përse Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera të zhvilluara nuk kanë ndihmuar në këto përmasa edhe më parë. Dr. Fauci thotë se tani është pikërisht koha e duhur.

"Në se 15 vjet më parë, ose edhe 10 vjet më parë, ne nuk kishim ilaçe për të frenuar Hivin, mund të kishim një ose dy medikamente të veçanta por vetëm nga mesi i viteve 90 ne arritëm të kemi kombinimin e ilaçeve, që po përdoren me efektivitet në Amerikë, Europën Perëndimore, Kanada, Australi e vende të tjera. Çmimet e tyre ishin jashtëzakonisht të larta për vendet në zhvillim, njerëzit nuk mund t’i blinin. Por tani që çmimet po bien, ato mund të blihen edhe nga njerëzit në vendet në zhvillim. Të gjitha këtyre u duhet shtuar fakti që ne kemi përgjegjësinë në botën e zhvilluar për të ndihmuar ata njerëz që nuk mund të ndihmojnë dot veten, sidomos përballë një katastrofe të tillë si sida. Për këto arësye, Presidenti Bush mori inciativën dhe doli me propozimin në fjalë. Pra Amerika do të japë 15 miliard dollarë me shpresën se edhe të tjerët do të veprojnë njëlloj. Mendoj se ky ishte një demonstrim i jashtëzkonshëm i rolit udhëheqës dhe ne shpresojmë se edhe vendet e tjera të zhvilluara do të veprojnë kështu," tha Dr. Fauci.

Një deklaratë e bërë nga Grupi i Tetëshes riafirmoi mbështetjen ndaj Fondit Global për luftën kundër sidës. Fondi u krijua para dy vjetësh nga Kombet e Bashkuara, por kontributet janë pakësuar.

Franca ka thënë se do ta dyfishojë kontributin e saj në 150 milion dollarë ndërsa Britania ka premtuar edhe 280 milion të tjera për fondin. Britania kishte premtuar më parë 200 miliardë dollarë për luftën kundër Sidës.// lk //

XS
SM
MD
LG