Lidhje

Moska nuk do të dërgojë në Iran lëndë djegëse bërthamore - 2003-06-20


Një zyrtar i lartë rus tha se Moska nuk do të dërgojë në Iran lëndë djegëse bërthamore derisa Teherani të nënshkruajë një protokoll tjetër për të lejuar inspektimin më intensiv të programit të tij bërthamor.

Ministri rus i Energjisë, Aleksander Rumyantsev, tha sot se tani Irani po bashkëpunon në mënyrë aktive me Agjencinë Ndrëkombëtare të Energjisë Atomike. Mirëpo, ai shtoi se Rusia do të dërgojë lëndë djegëse bërthamore në centarlin irian të enrgjisë bërthamore Bushehër vetëm pasi të gjitha objektet bërthamore të Iranit të vihen nën mbikëqyrej e Agjencisë së OKB-së për armët bërthamore.

Po sot, presidenti rus, Vladimir Putin, tha se udhëheqësi i Iranit e ka siguruar personalisht se Teherani nuk ka plane për zhvillimin e armëve bërthamore dhe nuk do t’i kundërshtojë më inspektimet nga ana e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.

//ze//

XS
SM
MD
LG