Lidhje

Irani thotë se ka identifikuar të dyshuarit si anëtarë të Al-Kaidës - 2003-06-23


Irani thotë se ka indentifikuar shumicën e personave të dyshuar si anëtarë të Al-Kaidës që mban nën arrest.

Një zëdhënës i qeverisë iraniane tha sot se shumë nga personat e dyshuar janë identifikuar, por nuk pranoi të tregonte emrat e tyre, pozitat që kanë në organizatën terroriste, apo të jepte numrin e saktë të personave të dyshuar, që mbahen nga autoritetet.

Zëdhënësi tha se Teherani do t’i ekstradonte të dyshuarit nga vende me të cilat Irani ka marrëdhënie të mira, me përjashtim të atyre që akuzohen se kanë kryer krime në Iran, të cilët do të mbahen atje për gjykim.

Qeveria iraniane njoftoi gjithashtu se do të ndalojë tubimin e studentëve jashtë kompleksit të universiteteve, me rastin e 4 vjetorit të përleshjeve të dhunëshme të studentëve me forcat e sigurimit.// lk //

XS
SM
MD
LG