Lidhje

Dhoma e Përfaqësuesve përshëndet Shqipërinë, Kroacinë, Maqedoninë - 2003-06-24


Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit Amerikan miratoi një rezolutë për të përshëndetur përpjekjet dhe vendosmërinë e Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë për t’u anëtarësuar në aleancën e NATO-s.

Rezoluta u paraqit në Kongres nga ligjvenësi Eliot Engel, anëtar i Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë dhe bashkëkryetar i grupit të ligjvenësve për çëshjtet shqiptare.

Rezoluta, tha ligjvenësi Engel, flet për angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të ndihmuar Shqipërinë, Kroacinë dhe Maqedoninë të anëtarësohen në NATO.

Këto tri vende, tha zoti Engel, po punojnë për t’i përmirësuar institucionet e tyre ekonomike, ushtarake dhe politike në përputhje me standartet e NATO-s.

Më 2 maj Sekretari amerikan i Shtetit Colin Powell dhe ministrat e jashtëm të Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë nënshkruan në Tiranë Kartën e Adriatikut përmes së cilës këto vende angazhohen të respektojnë vlerat dhe parimet e alencës së Natos.

Rezoluta po ashtu përshëndet Shqipërinë për dërgimin e 75 anëtarëve të forcave të saj të armatosura në Irak përkrah forcave amerikane. Shqipëria është njeri nga vetëm tri vendet evropiane që dërguan trupa në Gjirin Persik. //kk//

XS
SM
MD
LG